Aubameyang shuan ëndrrat e Milanit

06/08/2017 00:00

Pierre Emerick Aubameyang shuan ëndrrat e Milanit. Sulmuesi nga gaboni dëshiron të qëndrojë te Borussia Dortmund edhe për pak kohë.

Nëpërmjet një intervistë në median gjermane, Aubameyang qartësoi përfundimisht situatën e tij.

“E ndjej se duhet të them se do të qëndroj te Borussia Dortmund. Këtu jam në shtëpinë time-deklaroi Aubameyang-përsa i përket sezonit të ri nuk premtoj asgjë përsa i përket titullit. Bayerni është akoma një hap para nesh, por ne mund ta rivalizojmë”.

Emri i Aubameyang është përmendur shpesh në zërat e merkatos së transferimeve në javët e fundit ku fillimisht u fol për një transferim të mundshëm te Paris Saint Germain e më pas edhe në kampionatin kinez me këtë të fundit që është një opsion i mundshëm për të në të ardhmen.

“Askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja-vijoi Aubameyang-ditët e fundit kam folur me drejtuesit e Borusias dhe u kam thënë se një ditë do të ndërroj qytet dhe do të provoj aventura të reja. Është diçka normale që të mendosh edhe për Ligën Kineze, sidomos kur mendon ofertat e rëndësishme që të bëjnë klubet e këtij kampionati”.

Top Channel