Superkupa e Anglisë, Arsenali ‘ndëshkon’ Chelsean

06/08/2017 00:00

Arsenali siguron trofeun e parë për sezonin 2017/2018. Skuadra londineze është fituese e Superkupës së Anglisë ose siç quhet ndryshe Community Shield.

Topçinjtë e Londrës në finale mundën kampionët e Chelseat në një ndeshje që nuk u duk se e kishin në favorin e tyre, por që ne fund kërkoi gjuajtjen e serisë së 11 metërshave.

Pjesa e parë e sfidës përfundoi 0-0 edhe pse ishte Arsenali ai që iu afrua më shumë golit pas një shtylle të goditur në minutën e 22. Në fillimin e pjesës së dyte Chelsea gjeti golin e avantazhit me Mozes.

Blutë e  Londrës po e ruanin mirë këtë avantazh, por në 10 minutat e fundit rrjedha e lojës ndryshoi. Pedro u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli të shkaktuar ndaj një prej futbllistëve të Arsenalit dhe 1 minutë më vonë skuadra e Venger barazoi shifrat me Kolashinac që shfrytëzoi mjaft mirë një top të hedhur në zonë nga Granit Xhaka.

Koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan lotarisë së penalltive ku u aplikua sistemi  ABBA si në tenis. Arsenali u tregua i saktë në të gjitha tentativat e tij, ndërsa Chelsea pagoi shtrenjtë gabimet e njëpasnjëshme të Kurtua’ dhe Moratës duke bërë që rezultati i kësaj serie të mbyllet 4-1 me Arsenalin që ngriti kupën ndërkohë që tifozët e saj shpërthyen.

Top Channel