Conte: Nuk mundem ta ndal Hazardin, nëse do të kërkojë Barçën

06/08/2017 00:00

Thashethemet e merkatos po e përmendin sërish Eden Hazard. Së fundmi, në media të ndryshme është folur për mundësinë e transferimit të futbollistit belg te Barcelona, që kërkon të bëjë blerje të rëndësishme pas largimit të Neymar.

Trajneri Conte e ka pranuar se ekziston një mundësi e tillë, e thotë më tej se ai nuk do të jetë në gjendje që ta ndalë atë, nëse do të marrë vendimin për t’u transferuar te katalanasit.

“Eden Hazard është një lojtar cilësor dhe unë si trajner mund të jap opinionin tim. Por vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij e merr gjithnjë klubi. Unë pres që ai të vazhdojë të jetë pjesë e Chelsea. Nuk është momenti i duhur për ne që të lejojmë largime lojtarësh”, tha Conte.

Conte nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij me lëvizjet e drejtuesve të “bluve” të Londrës, pavarësisht se në “Stamford Bridge” kanë ardhur tashmë Caballero, Rudiger, Bakayoko dhe Alvaro Morata. Së fundmi, skuadra angleze kërkoi edhe Alex Sandro nga Juventusi, por trajneri Massimiliano Allegri e cilësoi mbrojtësin të pashitshëm, duke frenuar kështu vrullin e kampionëve të Anglisë.

Top Channel