Një grua në Toronto është xhiruar duke dhunuar qenin e saj në metro.

Në videon gati 3 minuta të gjatë, shihet gruaja bjonde që godet dhe madje kafshon qenin e saj. Ajo dëgjohet t’i thotë: “Mjaft tani, më dëgjon?”

Personat në metro dëgjohen duke i kërkuar gruas që të mos e godasë më qenin, por ajo ia kthen me të keq.

“Kush je ti? Për çfarë dreqin po flet”, thotë gruaja.

Personi që ka xhiruar videon shpjegon se metroja ndaloi dhe 3 punonjës të saj e shoqëruan gruan jashtë.

Top Channel