Conte në sezonin më të vështirë

05/08/2017 00:00

Sezonin e kaluar Antonio Conte impresionoi tifozët me rrugëtimin që i diktoi Chelsea-t deri në fitoren e titullit, por ka pak nga ata londinezë që ishin të abonuar gjithë vitin në “Stamford Bridge”, që besojnë se do përsëritet suksesi. Trajneri italian i ka lojtarët e numëruar dhe nuk i kurseu mesazhet direkte ndaj drejtuesve.

“Sezoni i ardhshëm do të jetë më i vështiri në karrierën time. Shpresoj të gabohem, por nuk pres një vit të lehtë pasi i kemi futbollistët e numëruar. Puna ime është të përmirësoj skuadrën, por në këto momente jemi vërtet ngushtë. Në merkato, unë mund të jap opinionin tim, por fjala finale i takon klubit”, tha Antonio Conte.

“Kemi pak lojtarë në dispozicion dhe klubi i njeh pëlqimet e mia. Nuk është korrekte që të flasim publikisht për emra dhe numra. Duhet të kemi durim pasi të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me Murinho-n dy vjet më parë apo me Ranierin te Leicester”, tha trajneri italian.

Të dielën është në lojë trofeu i parë. Chelsea do të impenjohet në një derbi londinez ndaj Arsenalit  dhe fituesi do të marrë në dua “Community Shield”.

Top Channel