Pas problemeve fiskale, Ronaldo joshet sërish nga Anglia

05/08/2017 00:00

Cristiano Ronaldo nuk e ka kaluar ende çështjen kontroverse të problemeve fiskale me autoritetet spanjolle që vazhdojnë të insistojnë se ai ka shmangur 14.7 milionë euro pagesa ndaj shtetit iberik. Dëshmia e tij në gjykatë mori interpretime dhe citime të ndryshme, por nga sa mësohet pranë Realit të Madridit, po merr gjithmonë e më shumë kuota transferimi i tij në Angli.

Sipas radios Kadena Ser, fituesi i Topit të Artë po bindet edhe nga këshilltarët për tu rikthyer në Premier lig, një turne të cilin e braktisi në 2009 me ndeshjen e fundit me Manchester United.

“Në Angli nuk kam patur asnjëherë probleme të tilla dhe për këtë arsye më pëlqen të rikthehem. Kam paguar gjithmonë taksat si në Angli dhe Spanjë e do ta bëj gjithnjë. Unë nuk fsheh asgjë dhe jam një libër i hapur. Kërkoni në “Google” dhe do të gjeni gjithçka për Ronaldon. Madje dhe revista “Forbes” e di mirë sesa fitoj. Jam i ndershëm dhe kam paguar gjithmonë, kam besim te këshilltarët e mi të cilët janë më të mirët”,  tha Ronaldo.

Sipas prokurorisë spanjolle, luzitani i fshehu organeve fiskale të ardhura publicitare prej 150 milionë euro, duke xhiruar transaksionet bankare në “British Virxhin Ajlënds”.

Top Channel