Dy goditje për Interin. Blen Dalbert, huazon Emre Mor

04/08/2017 00:00

Inter rizgjohet në merkato. Zikaltrit, pasi kanë mbyllur tratativat për marrjen e Dalbert, 23-vjeçarit anësor të Nicës, tashmë duket se kanë gjetur akordin edhe me Borussia Dortmundin për turkun Emre Mor.

Braziliani 23-vjeçar i francezëve do të transferohet në “Giuseppe Meazza” për rreth 20 milionë euro, përfshi bonuset, ndërsa futbollisti i talentuar turk do të vihet në dispozicion të trajnerit Spalletti në formë huazimi, me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.

Interi i “Suning” ka lënë të befasuar në këtë mënyrë Romën, e mbi të gjitha Fiorentinën, duke fituar garën për sigurimin e shërbimeve të turkut, i datëlindjes ’97. Ndërkohë, zikaltrit kanë braktisur pistën drejt Karamoh, sulmuesit të Caen.

Top Channel