Milan, rekord shikueshmërie në kualifikueset e Europa League

04/08/2017 00:00

Ndeshja e mbrëmshme e Milanit kundër Craiovës në raundin e tretë kualifikues të Europa League vendosi edhe një rekord shikueshmërie pikërisht për fazën e kualifikueseve, me plot 65.763 spektatorë të pranishëm në “San Siro”.

Lajmi publikohet nga vet faqja zyrtare e organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian, UEFA. Shifra e regjistruar dje në stadiumin e Milanos kalon rekordin e mëparshëm prej 65.190 shikuesish që ishin të pranishëm për të parë ndeshjen mes Borussia Dormund dhe austriakëve të Wolsberger, në të njëjtën fazë të kompeticionit për sezonin 2015-2016.

Gjithsesi, ky është një rekord për fazat kualifikuese, pasi në total për Europa League, rekordi prej 80.465 shikuesish të pranishëm në ndeshjen Tottenham-Gent në takimin e kthimit të raundit të 1/32-ave në muajin shkurt mbetet ende i pathyeshëm.

Rekordi i shikuesve për një ndeshje kualifikuese/play off

1: 65.763 – AC Milan 2-0 Craiova, 03/08/17,
takimi i dyte, turi i tretë kualifikues
2: 65.190 – Borussia Dortmund 5-0 Wolfsberg, 06/08/2015,
takimi i dytë, turi i tretë kualifikues
3: 64.200 – Borussia Dortmund 7-2 Odd, 27/08/2015,
takimi i dytë i “play off”-eve
4: 56.932 – West Ham United 0-1 Astra Giurgiu, 25/08/2016,
takimi i dytë i “play off”-eve
5: 53.914 – West Ham United 3-0 Domzale, 04/08/2016,
takimi i dytë, turi i tretë kualifikues

Rekordi i shikuesve për Europa League në tërësi

1. 80.465 – Tottenham Hotspur 2-2 Gent, 23/02/2017,
raundi 1/16-ave
2. 75.180 – Manchester United 1-1 Liverpool, 17/03/2016,
raundi i 1/8-ave
3. 73.063 – Manchester United 4-1 Fenerbahçe, 20/10/2016,
faza e grupeve
4. 67.553 – Dynamo Kyiv 5-2 Everton, 19/03/2015,
raundi i 1/8-ave
5. 67.328 – Manchester United 1-2 Ajax, 23/02/2012,
raundi i 1/16-ave

Rekordi i fazës së grupeve: 73.063 – Manchester United 4-1 Fenerbahçe, 20/10/2016.

Rekordi në një finale: 52.347 – Atlético Madrid 3-0 Athletic Club, 09/05/2012, në Bukuresht.

Top Channel