Renditja e UEFA-s për klube, Interi prek minimumin historik

04/08/2017 00:00

Duke nisur nga ky sezon, UEFA ka modifikuar mënyrën e përllogaritjes së pikëve të skuadrave në renditjen e këtij organizmi për klube. Me rregulloren e re zhduket koefiçenti i kombësisë, që ishte sa 20% e pikëve të grumbulluara nga skuadrat e të njëjtit shtet, që u shtohej pikëve të secilës skuadër përfaqësuese të atij vendi.

Modifikimi tjetër ka prekur koefiçentin e kombësisë, që do të përdoret vetëm për ato skuadra që kanë luajtur pak ose aspak në Europë në 5 vitet e fundit. Vlera më e vogël e këtyre skuadrave, nëse do të jetë më e ulët sesa koefiçenti kombëtar, do të rritet deri në kuotën e kombit në fjalë.

Renditja aktuale do të shërbejë për të përcaktuar kokat e grupeve dhe pjesën tjetër të vazove në momentet kur të hidhen shortet për fazat kualifikuese dhe ato të grupeve të Champions League dhe Europa League, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Milani, për shembull, që sapo ka nisur ngjitjen pasi ra shumë në renditjen kontinentale në fillim të këtij viti, duhet të vazhdojë të sigurojë fitore në ndeshjet e vlefshme për turet kualifikuese, në mënyrë që të mund të rikuperojë disa pozicione në fund të fazës së kualifikueseve, e për të arritur më tej të paktën 15 apo 20 vende më lart gjatë fazës së grupeve të Europa League.

Por, nëse për Milanin pritet vetëm përmirësim, lajme negative vijnë për Interin. Zikaltrit kanë humbur një tjetër vend në renditje – dhe janë parakaluar nga Karabaku i Ansi Agollit, – duke mbajtur aktualisht vendin e 76 në renditjen e UEFA-s për klube, minimumi historik për këtë klub.

Ja renditja aktuale e UEFA-s për klube:

1 Real Madrid 134
2 Atlético Madrid 116
3 Barcelona 111
4 Bayern München 110
5 Juventus 107  
6 Sevilla 94
6 Paris Saint-Germain 94
8 Borussia Dortmund 83
9 Manchester City 82
10 Benfica 80
11 Arsenal 74
12 Porto 73
13 Napoli 70
14 Chelsea 68
15 Manchester United 66
15 Shakhtar Donetsk 66
15 Bayer Leverkusen 66*
18 Zenit St. Petersburg 65,5
19 Schalke 04 62*
20 FC Basel 56
21 Monaco 55
22 Fiorentina 54*
23 Ajax 53,5
24 Dinamo Kiev 51,5
25 Olympiakos 51
26 Tottenham Hotspur 50
27 Ol. Lyonnais 47,5   
28 Villarreal 46
28 Anderlecht 46
30 Roma 43

Skuadrat e tjera italiane renditen si më poshtë:

49 Lazio 26     
70 Milan 17,5
76  Internazionale 16*
86  Torino 13*
105 Atalanta 12,116*
105 Sassuolo 12,116*
105 Udinese 12,116*
105 Sampdoria 12,116*

Shënim: Skuadrat me (*) nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane për këtë sezon.

Top Channel