Ronaldo “braktis” Realin për të dashurën!

04/08/2017 00:00

Cristiano Ronaldo vazhdon ende pushimet e zgjatura në këtë fillim sezoni edhe pse jemi vetëm 4 ditë nga Superkupa e Europës.

Ylli portugez është fotografuar me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në Ibiza. Ajo mendohet të jetë 5-muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Modelja bukuroshe ka treguar bukurinë e saj natyrale, duke mos vendosur makijazh në fytyrë, ndërkohë që në disa foto ajo shihet teksa përkëdhel barkun e saj të rrumbullakët.

Megjithatë, Ronaldo ditën e shtunë do t’i bashkohet kampionëve të Europës, por ka pak shanse të jetë në fushë ndaj Manchester United.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel