Ligji për gjuhët, parakusht për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë

04/08/2017 00:00

Përshpejtimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Maqedoni dhe i hapave ligjor të planit 3-6-9 që Kryeministri Zaev ka paraqitur ne Bruksel, do të jenë parakusht për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

Kjo gjë është theksuar gjate takimit që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka zhvilluar me ministrin Përgjegjës për Investimet e Huaja të Maqedonisë, Ramiz Merko.

Të dy theksuan se përdorimi i Gjuhës Shqipe dhe arritja e barazisë ndëretnike janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë. Dy ministrat u ndalën dhe tek bashkëpunimi ekonomik dhe shfrytëzimi i potencialit ekzistues mes dy vendeve.

Nxitja e projekteve infrastrukturore dhe energjetike, përforcimi i bashkëpunimit ndërkufitar, me impakt në aksin zhvillimor mes dy vendeve dhe ndërlidhjen e rajonit, mbeten përparësi dhe objektiv kryesor në mbledhjen e ardhshme mes dy qeverive që do të mbahet këtë vjeshtë në Pogradec.

Top Channel