40.000 mijë persona nga Ballkani kanë gjetur punë në gjermani. Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” kjo është mundësuar falë konsulentëve gjermanë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi të cilët kanë ndihmuar në gjetjen e vendeve të punës për shtetasit e Ballkanit, një formë e re kjo për të udhëtuar nga rajoni si refugjatë.

“Dy agjenci shtetërore, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe Agjencia Federale e Punës, BA nisen bashkëpunimin për të treguar rrugë e ligjshme për ardhjen e njerëzve nga Ballkani”,-pohon e përditshmja duke cituar zyrtare gjermane.

Agjencia e Punës thotë, se nevoja për punonjës ekziston. Ne rast se ata regjistrohen në një agjenci dhe ajo gjen punë, atëherë aplikuesit marrin leje pune me mundësinë e shtyrjes.

Sipas Agjencisë Federale nuk bëhet fjalë vetëm për vende te lira pune në Gjermani, por edhe për t’u treguar qytetareve te  Ballkanit se rruga e azilit jo vetëm kushton, por në fund nuk ia vlen, sepse nuk ka shanse për azil.

Top Channel