Takaj: Objektivi, kalimi në fazën e grupeve

03/08/2017 00:00

Kualifikimi për në play off-in e Europa League duket se nuk ka qenë objektivi i presidentit të Skënderbeut.

Pasi ka festuar me lojtarët në dhomat e zhveshjes për kualifikimin për në play off-in e Europa League, Ardian Takaj ka deklaruar se objektivi i ekipit që ai drejton do të jetë kalimi i në grupe, pasi sipas tij kjo do ta rendiste klubin realisht mes më të mirave në Europë.

“Objektivi për ne është kalimi në fazën e grupeve, pasi kjo do të na rendiste mes ekipeve më të mira të Europës. Kjo që bëmë sot vetëm sa përmirëson financat e klubit”, deklaroi Takaj.

Top Channel