Shkëndija shkatërron lituanezët, kualifikohet

03/08/2017 00:00

Humbja në transfertë një javë më parë me rezultatin 2-1 ndaj lituanezve të Trakai, ndeshje të cilën kuqezinjtë e Shkëndijës e mbyllën me 9 lojtarë, u duk sikur e komplikoi kualifikimin për tetovarët.

Por në ndeshjen e kthimit ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani ka treguar se vlen shumë më tepër se sa lituanezët duke i mposhtur ata me 3-0.

Dy golat e shënuar në pjesën e parë të ndeshjes nga Ibraimi në të 29’ dhe Hasani në të 42’ ka kthyer qetësinë tek kuqezinjtë e tetovës, të cilët kanë menaxhuar pjesën më të madhe të ndeshjes.

E ndërsa ndeshja po i shkonte fundit, në të 88’ Hasani ka shënuar golin e tij të dytë personal në këtë sfidë e të tretin për ndeshjen duke i dhënë fund çdo shpresë për kualifikim rivalëve të Trakai, të cilët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të  Klimavicius në të 72’.

Top Channel