Prezantohet Adorjan: Synoj titullin me Partizanin

03/08/2017 00:00

Kristian Adorian është blerja më e re e Partizanit. Mesfushori hungarez i shoqëruar dhe nga Drejtori i klubit kryeqytetas, Genci Tomorri bëri prezantimin e tij duke theksuar se është i kënaqur për zgjedhjen që ai ka vërë për të premtuar se do të bëjë gjithçka mundet për të ndihmuar Partizanin që të fitojë titullin.

“Kam pasur oferta të tjera nga SHBA dhe klube italiane, por në fund zgjodha Partizanin. Klubi më pëlqeu dhe jam shumë i kënaqur për zgjedhjen që bëra. E njoh futbollin shqiptar kam luajtur këtu kundër Shqipërisë me ekipin e U21 dhe mund të them që kishte shumë futbollistë të talentuar. Më pas ndoqa ndeshjen me Ferencvarosh që u fitua nga Partizani dhe vura re një skuadër me shumë dëshirë gjë që më pëlqeu. Ajo që mund të bëj është te premtoj se do të jap maksimumin tim së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për të fituar kampionatin”, tha Kristian Adorjan, futbollist i Partizanit.

Ndërkaq, Partizani është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje edhe me sulmuesin Edgar Çani, gjë që u konfirmua nga Drejtori i klubit, Genci Tomorri.

“Është punuar shumë dhe tashmë kanë mbetur detajet e fundit. Kontributi i Çanit si në Itali, por edhe me kombëtaren them që do të japë një ndihmesë të madhe për Partizanin”, tha Genci Tomorri.

Top Channel