PSG paguan 222 milionë euro për Neymar, Liga nuk i pranon

03/08/2017 00:00

Duhet pritur edhe pak për zyrtarizimin e blerjes së Neymar nga ana e PSG, pasi Liga spanjolle nuk e ka pranuar shifrën prej 222 milionë eurosh të klauzolës së lirimit nga Barcelona të futbollistit brazilian.

Klubi francez, i përfaqësuar nga avokati Juan de Dios Crespo, i specializuar në të drejtën sportive, ka prezantuar dokumentin në zyrat e Ligës spanjolle, që nuk e ka pranuar, ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Presidenti i saj, Javier Tebas.

Arsyeja e refuzimit është sepse Liga pretendon se një shifër e tillë “nuk është në përputhje me fair play-n financiar”.

Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një pengesë që mund të bllokojë transferimin e bujshëm të Neymar te PSG. Do të jetë FIFA ajo që tashmë do t’i japë lojtarit një transfer të përkohshëm dhe të zyrtarizojë operacionin.

Top Channel