Koreografia shokuese e tifozëve të Legias së Varshavës (Foto)

03/08/2017 00:00

Tifozët e Legias së Varshavës kishin përgatitur një koreografi shokuese për ndeshjen e kthimit të turnit të tretë paraeliminator të Champions League, ndaj Astanës.

Një datë e shkruar me të zezë: 1944. Një banderolë ku ishte shkruar: “Gjatë Revoltës së Varshavës, gjermanët vranë 160 mijë persona. Mijëra prej tyre ishin fëmijë”. Pamja është e tmerrshme: një SS nazist që i drejton pistoletën në kokë një fëmije me kapele me flamur polak.

Kjo koreografi u realizua nga tifozët për të kujtuar përvjetorin e Revoltës së Varshavës, që nisi më 1 gusht 1944 dhe kulmoi me represionin e egër gjerman në 2 tetor të po atij viti. Hitleri urdhëroi më pas shkatërrimin e krejt qytetit.

Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e skuadrave u mblodhën në mesfushë të përqafuar, duke mos mbajtur një minutë heshtje, por duke kënduar këngë patriotike polake.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel