Ja si Neymar “tradhtoi” Messin dhe Suarez!

02/08/2017 00:00

Ditën e sotme, largimi i Neymar nga Barcelona thuajse u bë zyrtar pas deklaratës së klubit, ku thuhej se nuk do ta pengonte brazilianin të largohej, ndërsa tashmë pritet që marrëveshja të mbyllet edhe me PSG.

Menjëherë tifozët nisën të reagojnë në rrjetet sociale për transferimin që do të thyej të gjitha rekordet në botën e futbollit, ku shumica e cilësonte si tradhti të Neymar ndaj shokëve të tij të skuadrës te Barcelona.

Madje një videomontazh po qarkullon së fundmi, ku Messi, Suarez dhe Neymar janë të vendosur në një ring “Wrestling” dhe përball kanë Dani Alves dhe Al Khelaifi. Por Neymar tradhton shokët e tij Messi dhe Suarez, duke i goditur ata me karrige. Në fund, është i lumtur pranë Dani Alves dhe Al Khelaifi.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel