Kosovë, protestojnë punëtorët e KEK

02/08/2017 00:00

Grupe punëtorësh të Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan sot në Prishtinë pas paralajmërimeve se termocentralet e vendit mund të pushojnë së prodhuari energji elektrike për shkak të mungesës së rezervave të qymyrit.

Zyrtarët e kësaj korporate kanë paralajmëruar se nëse nuk përfundon procesi i shpronësimit të tokave ku duhet të hapen minierat e reja të qymyrit, Kosova mund të përballet brenda pak ditësh me mungesë të energjisë elektrike.

Kjo ka nxitur shumë pakënaqësi, pasi Kosova llogaritet si një nga vendet me rezervat më të mëdha të qymyrit në botë.

Top Channel