Cristiano: Ai që i bezdis njerëzit është shkëlqimi im

01/08/2017 00:00

Cristiano Ronaldo ka qenë shumë aktiv të martën në rrjetet sociale.

Në mëngjes postoi një fotografi duke u stërvitur vetëm në Madrid, ndërsa pasdite dha një mesazh shumë enigmatik për ndjekësit e tij në Instagram.

“Ai që i bezdis njerëzit është shkëlqimi im. Insektet sulmojnë vetëm llambat që ndriçojnë”, shkroi sulmuesi portugez i Real Madrid në profilin e tij.

Cristiano u kthye të hënën në Madrid për tu paraqitur para gjykatësve sepse sipas prokurorisë spanjolle, “CR7” u ka fshehur organeve tatimore spanjolle plot 14.7 milionë euro. Ronaldo ka folur për rreth 90 minuta përpara gjykatësve e ka publikuar edhe një komunikatë zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se “kurrë nuk kam pasur synim t’i fsheh të ardhurat dhe të mos paguaj taksat”.

“Nëse nuk do të quhesha Cristiano Ronaldo, nuk do të isha këtu”, besohet të ketë thënë ai përpara gjykatësve. Marrja në pyetje, sipas asaj që thotë “Marca”, zgjati 90 minuta, me lojtarin që u përpoq të jepte shpjegime mbi menaxhimin e të ardhurave të tij. Gjykatësit e kanë ndërprerë disa herë portugezin dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e përkthyesve, duke parë se Ronaldo nuk arrinte të shprehej qartësisht. Por ky i fundit këmbëngulte vazhdimisht… “Jo, dua të flas vetë. Nëse nuk do të më quanin Ronaldo, sot nuk do të isha ulur këtu”.

Top Channel