Salihamidzic, drejtori i ri sportiv i Bayern Mynih

01/08/2017 00:00

Hasan Salihamidzic është Drejtori i ri Sportiv i Bayernit të Mynihut. Klubi bavarez bëri prezantimin e ish-futbollistit të kësaj skuadre ku të pranishëm ishin edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge dhe presidenti Uli Hoeness.

Salihamidzic, i cili nga drejtuesit më të lartë të Bayernit u cilësua si zgjedhja e duhur për klubin, do të ketë një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në qershor të vitit 2020.

Ish mesfushori, që ka luajtur 234 ndeshje në Bundesligë me fanellën e Bayernit të Mynihut në periudhën 1998-2007, deklaroi se do të japë maksimumin në detyrën e tij të re për të sjellë në skuadër futbollistët më të përshtatshëm.

Në muajin shkurt, ish futbollisti i përfaqësueses boshnjake ishte zgjedhur si një prej ambasadorëve të Bayernit të Mynihut dhe mori pjesë edhe në Turin Veror Audi që u zhvillua këtë vit në Azi.

Top Channel