Vecino te Interi, e kryer!

31/07/2017 00:00

Prej ditësh, Interi kishte shprehur interes për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës Matias Vecino dhe më në fund, duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Fiorentinës, ku me anë të një komunikate zyrtare bëhet e ditur se Interi ka rënë dakord të paguajë klauzolën prej 24 milionë eurosh për transferimin e lojtarin, duke i dhënë dritën jeshile për të kryer testet mjekësore.

Që prej vitit 2013, Vecino është pjesë e Fiorentinës, ndërsa ka qenë i huazuar edhe të Cagliari dhe Empoli.

Pas Borja Valero dhe mbrojtësit Skriniar, Vecino bëhet i treti përforcim me peshe të zikaltrit këtë merkato.

Top Channel