Kurti: Kemi programin për të shëruar Kosovën

31/07/2017 00:00

Albin Kurti, i nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat për Kryeministër nëse kjo forcë politike siguron shumicën në Parlament premtoi përmes rrjeteve sociale “shërimin e plagëve të popullit”.

“Që ja kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet, edhe program, edhe guxim, edhe dije”, shkruan ai.

Kurti thotë se partitë e tjerë në Kosovë nuk duan të marrin pushtetin, ato duan të jenë vetë pushteti.

“Vetëm Lëvizja jonë don ta marrë pushtetin siç merret një mjet, për të realizuar pra qëllimet politike që derivojnë nga koncepti ynë, ndërsa të tjerët nuk duan ta marrin pushtetin, sepse nuk e shohin atë si mjet; ata duan të jenë pushteti, sepse pushteti për ta është vetëm qëllim dhe i vetmi qëllim”, deklaron ai.

Kurti thotë se Vetëvendosje do të punojë për qytetarët, për rritjen e ekonomisë dhe mirëqënies përmes programit të saj dhe luftës kundër korrupsionit.

Top Channel