Kuvendi mblidhet të enjten, PAN me Veselin për Kryeparlamentar

31/07/2017 00:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se janë dërguar ftesat për deputetët e rinj të zgjedhur, për pjesëmarrje në seancën konstituive të 3 gushtit.

Seanca e të enjten nis në ora 10:00 dhe ka tre pika në rend të ditës.

Seanca, që do të drejtohet nga deputeti më i vjetër për në moshë, do të nis me formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vazhduar me dhënien e betimit të deputetëve.

E në fund të saj, deputetët do të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit dhe anëtarët tjerë të kryesisë. 

Deri më tani, koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, ka bërë të ditur se kreu i PDK-së Kadri Veseli do të jetë kandidat për kryeparlamentar.

Top Channel