Ngërçi politik dëmton ekonominë

31/07/2017 00:00

Mungesa e gjatë e një qeveri stabel ka shkaktuar rënie të investimeve të huaja në Kosovë.

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë i bën thirrje klasës politike vendase që të zgjidhë sa më parë ngërçin politik, në të kundër ekonomia e vendit rrezikon të humbasë akoma më shumë.

Besian Mustafa, thotë për Radio Kosovën se imazhet politike të periudhave të fundit, nuk mund t’i ofrojnë siguri atyre që duan të investojnë në Kosovë.

“Në katër mujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja direkte kanë shënuar 90.4 milion, e që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 71. 3 milion, ose 26.8 për qind më shumë. Ka një ngritje në këtë vit, por kryesisht trendi që investimet e huaja direkte, në këto vitet e fundit është që investimet e huaja të zbriten ose të ulen. Kjo shpjegohet kryesisht me jo stabilitetin politik që po përjeton Kosova në këta muajt e fundit, sidomos në vitet 2015-2016, dhe që investitori i huaj nuk i percepton të sigurta. Fatkeqësisht jostabiliteti politik në këtë vit, presim që të rezultojë edhe me ulje edhe të mëtutjeshme gjatë këtij vitit në investimet e huaja”, deklaroi, kreu i KIESA, Besian Mustafa për Radio Kosovën.

Top Channel