Aplikimet në universitete, më 29 gusht dalin emrat e fituesve

31/07/2017 00:00

Është mbyllur tanimë portali i maturës shtetërore ku maturantët mund të aplikonin për të vijuar studimet e larta.

Data 30 korrik që ishte lënë si rezervë për ata që nuk kishin mundur të aplikonin sipas kalendarit, ka regjistruar vetëm dy maturantë. Tanimë të dhënat po përpunohen nga qëndra e shërbimeve arsimore, për ti kaluar në datën 23 gusht departamenteve përkatëse në universitete.

“Institucioni që ka përgjegjësinë ligjore të vlerësimit të kandidatëve, të përllogaritjes së pikëve dhe përzgjedhjes së studentëve është departamenti. Ne do të ngremë një grup teknik në nivel universitetit që për nevoja që do të kenë departamentë të ndryshme od ta vëmë në dispozicion thjesht për llogaritjen e pikëve ”, thotë rektori i UT, Mynyr Koni.

Fituesit e raundit të pare shpallen në 29 gusht. Në universitetin e Tiranës priten rreth 6.600 studentë të rinj dhe deparatmente kanë përcaktuar formulën e tyre për përllogaritjene pikëve .

“Tek fakulteti i Histori Filologjisë përsëri e kemi thjeshtëzuar, është 80% e pikëve nga mesataraja e 3 viteve dhe 20% nga mestaraja e maturës shtetërore”, tha Koni.

Rektori i universitetit të Tiranës i bën thirrje maturantëve që të tregohen të vëmendshëm dhe të bëjnë dhe vetë llogaritjen e pikëve në bazë të kritereve të përcaktimit dhe të paraqiten për ankimim. Nga ana tjetër sipas Konit ky proces kërkon kujdes për të parë shanset se ku ata mund të shpallen fitues për të bërë regjistrimin brenda 48 orëve.

Top Channel