Aksident në Koplik, plagosen rëndë 3 persona

31/07/2017 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Koplik-Hani Hotit, në afërsi të fshatit Bajzë.

Në të janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit tip Crysler, një 32-vjeçar nga fshati Selcë i Malësisë së Madhe, i cili udhëtonte i vetëm, ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu, edhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip Land Rover, 27 vjeç nga Vermoshi, ndodhet në gjendje të rënduar.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 39 vjeç, pavarësisht dëmtimeve të marra, është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel