Solidariteti i futbollistëve kuqezi: Liri për Morinën

30/07/2017 00:00

Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë reaguar në rrjetet sociale dhe kanë kërkuar liri për Ibrahim Morinën. Ata shprehin solidaritetin me të dhe i apelojnë autoriteteve që të ndërhyjnë sa me shpejt për të mos lejuar ekstradimin në Serbi të autorit të dronit.

‘Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën’.

Është ky mesazhi i solidaritetit të disa prej futbollistëve të kombëtares shqiptare si Elseit Hysaj, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli apo Sokol Cikalleshi, për Ismail Morinën për të cilin po diskutohet çështja e ekstradimit të tij nga ana  e autoriteteve kroate për në Serbi.

Gjykata e Lartë serbe ka ngritur një çështje ndaj Ismail Morinës që në 14 tetorin e 2015 u bë protagonist teksa shfaqi banderolën “Autochtonus” në Beograd duke rrezikuar shumë.
 
Të tjerë lojtarë përdorën të tjera mënyra për të shprehur këtë solidaritet të tyre. Etrit Berisha në profilin e tij në Instagram shkruan: E kemi për detyrë që të mos të te lëmë të vuash prapë, ndërsa Armando Sadiku dhe Naser Alji preferuan që imazhin e Ismail Morinës ta shoqërojnë me hashtagun#LiriPërismailMorinën.

Liri për ballist Morinën ishte fraza e përdorur edhe nga ish kapiteni, Lorik Cana i cili iu bashkua kësaj mbështetje të madhe të  futbollit kuqezi. Tashmë sytë janë nga ministrit kroat i drejtësisë, Drago Boshnjak, tek i cili shpresohet që të evitohet ky ekstradim për atë që lojtarë e tifozë e cilësuan si pjesë të rëndësishme.

Top Channel