“Zlatan qëndron në Europë”

30/07/2017 00:00

Zlatan Ibrahimvic do të vijojë karrierën e tij në Europë. Kjo është ajo që e ka deklaruar Chris Klein, Presidenti i LA Galaxy, një prej klubeve të MLS që shfaqën interesin për të sjellë në SHBA sulmuesin suedez.

“Pasi të ketë përfunduar fazën e riaftësimit, Ibrahimovic do të kthehet në Europë. Kemi raport të shkëlqyera me futbollistin dhe agjentin e tij. I pëlqen klubi ynë dhe Los Anxhelesi. Jemi të interesuar për të siguruar shërbimin e tij, por unë besoj se ai do të qëndrojë në Europë. Gjithsesi dyert tona janë të hapura për një futbollist të kalibrit të Ibrahimovic, do të përfitonim shumë”, tha Chris Klein.

Kjo deklaratë e Chris Klein përforcon akoma më shumë idenë se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet të veshë sërish fanelën e Manchester United, pavarësisht se kontrata e tij me Djajtë e Kuq skadoi më 30 qershor.

Top Channel