Liverpuli nuk e mban dot, Coutinho drejt Barcelonës

30/07/2017 00:00

Liverpuli po përpiqet “të shpëtojë” ç’të mundet! Të paktën kështu shkruajnë në Spanjë në lidhje me transferimin e Coutinho-s tek Barcelona.

Sipas mediave sportive iberike, Coutinho dhe katalanasit kanë arritur marrëveshjen dhe kalimi i lojtarit në Barcelonë është vetëm çështje ditësh.

Të njëjtat burime thonë se Jurgen Klopp dhe Liverpuli e kanë kuptuar se nuk mund ta mbajnë lojtarin kundër dëshirës së tij, pasi braziliani ua ka bërë të qartë se kërkon të transferohet në Spanjë.

Megjithatë, veç çmimit të majmë, që Barcelona duket se është e vendosur ta paguajë, Liverpuli kërkon që ta mbajë lojtarin edhe për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, që e ka më 15 gusht. Pas kësaj date dy klubet pritet të zyrtarizojnë transferimin, që përflitet në shumat nga 75 deri në 85 mln euro.

Top Channel