Motori përplaset me makinën, pasagjeri fluturon në ajër!

29/07/2017 00:00

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Singapor, ku një motor është përplasur me një makinë të ndaluar dhe e gjithë ngjarja është filmuar.

Një automjet kishte ndaluar në korsinë e shpejtësisë, për shkaqe ende të paqarta, ndërsa një motor me të cilin po udhëtonin dy persona përplaset pas saj.

Pasagjeri i motorit fluturon mbi makinë. E gjitha ngjarja është filmuar nga një kamera e vendosur në një tjetër automjet, i cili kishte ndaluar pas makinës që bllokoi trafikun dhe pamjet e aksidentit të tmerrshëm u shpërndanë me shpejtësi në internet.

Dy personat e aksidentuar u dërguan në spital me plagë të shumtë, por fatmirësisht duke parë aksidentin duhet të cilësohen me fat që mbijetuan.

Top Channel