Sebastian Vettel do të jetë ai që do të niset i pari, në garën e Hungarisë, e cila do të zhvillohet nesër, në orën 14:00.

Gjermani ka realizuar xhiron më të shpejtë, duke regjistruar kohën 1:16:276.

Menjëherë pas tij do të renditet piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa dy pilotët e Mercedes, Bottas dhe Hamilton do të nisen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Makinat Ferrari u dukën mjaft të shpejta në këto kualifikuese dhe tani Vettel do të ketë mundësin të thellojë sërish diferencën me Hamilton.

Gara e Hungarisë, është e 11-ta, e këtij sezoni, që po dhuron një rivalitet tejet emocionues mes Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, të cilët kanë vetëm një pikë diferencë mes tyre, në renditjen për pilotë.

Top Channel