Salihi gjen golin e parë në Austri – Video

29/07/2017 00:00

Hamdi Salihi ka shënuar sot golin e parë me skuadrën e tij të re, Viener neustadt, në fitoren 4-0, që këta të fundit arritën ndaj BW Linz.

Ish sulmuesi i Skënderbeut shënoi golin e dytë, në minutën e 33-të të takimit. Salihi shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur në hyrje të zonës dhe goditi bukur me kokë, duke gjetur trekëndëshin e portës kundërshtare, nga një distancë prej rreth 15 metrash.

Shkodrani u transferua këtë verë te skuadra austriake, e cili militon në Bundesligën e dytë dhe është një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në ligën e më të mirëve, në këtë shtet.

Për 33 vjeçarin, ky ishte një rikthim në kampionatin austriak, ku u aktivizua gjatë viteve 2007-2012, me ekipet e Ried dhe Rapid i Vjenës. Pikërisht në këto dy ekipe, sulmuesi shkodran ka treguar formën më të mirë sportive, të karrierës së tij futbollistike.

Top Channel