Një mesfushor nga Panamaja për Partizanin

28/07/2017 00:00

Pas prezantimit të trajnerit Juliano, Partizani po punon me shpejtësi në merkato, për të afruar futbollistët me të cilët do të tentojë të fitojë kampionatin në sezonin e ardhshëm.

Të kuqtë janë duke ndjekur me kujdesfutbollistë të cilët aktivizohen në ligat e ulta italiane, e ndikuar kjo edhe nga prezenca e dyshes italian Moxhi-Juliano.

Së fundi raportohet se mesfushori nga Panamaja, popr në pronësi të Leçes, Eric Herrera është shumë pranë transferimit te klubi i kuq.

25 vjeçari është pjesë e Leçes që prej vitit 2015, por është aktivizuar vetëm ëpr gjashtë muaj në këtë klub, pasi pjesën tjetër të kohës e ka kaluar në huazim.

Herrera është me origjinë nga Panamaja, por është rritur dhe formuar si futbollist, në Itali, ku është aktivizuar në klube të ndryshme si Pordenone, Avellino, Rimini, Paganese, Melfi, etj.

Top Channel