Milani, Pallota: Kanë marrë borxh (më pas kërkon falje)

28/07/2017 00:00

“Nuk kanë para! Kanë marrë borxh tek disa miqtë e mi në Londër”. Kjo ishte fraza e presidentit të Romës, që ndezi milanistët.

James Pallota vuri në pikëpyetje të madhe projektin e drejtuesve të rinj kinezë të “Kuqezinjëve” për t’u ringritur në majat e futbollit italian dhe atij europian.

Përveçse shprehu dyshimet në lidhje me fuqinë financiare të grupit që zotëron Milanin, Pallota u tregua gjithashtu skeptik edhe në arritjen e rezultateve të kënaqshme nga skuadra në fushë.

Por, pak orë pas kësaj deklarate dhe pasi shkaktoi një tërmet në rrjetet sociale, Presidenti i Romës ka bërë një kthesë 180 gradë, duke kërkuar ndjesë.

“I kërkoj ndjesë Milanit dhe gjithë tifozëve të tij! Unë shpresoj që skuadra të ecë mirë”, deklaroi ai shkurtimisht.

Top Channel