Gomat e Ferrarit u shpuan, “Pirelli” zbulon analizat

28/07/2017 00:00

Ka qenë një element i jashtëm, i cili ka sjell dëmtimin e gomës së Kimi Raikkonen në Çmimin e Madh të Britanisë përpara dy javësh, që detyroi atë të mbyll garën në vendin e tretë.

Analiza e bërë nga ana e “Pirelli”-t kanë nxjerrë si rezultat dy vende të dëmtuara, në pika të ndryshme të sipërfaqes së gomës.

Kjo do të thotë se goma nuk ka patur asnjë defekt strukturor, por shpërbërja ka ardhur si rrjedhojë e një kontakti me një element të jashtëm.

Ndërkohë, pak ditë më parë analiza e gomave të Sebastian Vettel, nga “Pirelli”, ka nxjerrë si përfundim që gomat e pilotit gjerman të Ferrarit ishte e shpuar.

Top Channel