Befason Ronaldo: Do të bëjë shtatë fëmijë

27/07/2017 00:00

Ai është baba i 7-vjeçarit Cristianinho dhe binjakëve të porsalindur Eva dhe Mateo. Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të ketë plot 7 fëmijë, sipas sugjerimit të djalit të tij.

Ylli i Realit të Madridit është në pritje dhe të fëmijës së tij të katërt, që kur konfirmoi në Ibiza se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë.

Tani babai krenar thotë se djali i tij i madh dëshiron 6 motra dhe vëllezësr, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7 dhe me numrin e fanellës së tij.

“Ai është mirë dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Ai do shtatë, numri magjik, dhe mendoj se e ka mirë”, ka thënë Ronaldo.

Top Channel