Juventus nuk “toleron” më, fiton me PSG, Marchisio vendimtar

27/07/2017 00:00

U mposht nga Barcelona ditë më parë, por Kampioni i Italisë, Juventusi kurrsesi nuk mund të ja lejonte një tjetër humbje vetes në International Champions Cup.

Bardhezinjtë e Allegrit triumfuan këtë herë ndaj PSG me rezultatin 3-2, ku njeriu i ndeshjes ishte mesfushori Marchisio, i cili realizoi dy gola, ndërkohë golin tjetër për ta e shënoi Higuain.

Për PSG në këtë ndeshje shënuan Guedes dhe Pastore në pjesën e dytë.

Ndeshjen e fundit në këtë turne veror, Juventusi do ta luajë më 30 korrik ndaj Romës.

Top Channel