Neymar vendimtar sërish për Barçën, bie United

27/07/2017 00:00

Ndërsa Manchester City mposhti Realin e Madridit 4-1, nuk ndodhi e njëjta gjë me United ndaj Barcelonës, pasi këtu ndeshja u vendos me një gol të vetëm dhe atë e shënoi braziliani Neymar.

Në vazhdën e fjalëve që ende vazhdojnë për një largim të mundshëm të Neymar nga Barcelona, braziliani po tregon se është më në formë se kurrë në këtë fillim sezoni, ku ditë më parë shënoi dy gola ndaj Juventusit dhe tashmë shënon golin e fitores ndaj Manchester United.
 
Barcelona është me dy fitore në këtë në International Champions Cup, duke udhëhequr me 6 pikë të plota dhe nëse me 30 korrik do të fitojë “El Clasico”-n ndaj Realit, atëherë të shpallej fituese e këtij turneu veror.

Top Channel