Zyrtare, Lenjani i bashkohet Tramezzanit te Sion

27/07/2017 00:00

Merr fund makthi francez, 2 vjeçar, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

28 vjeçari është rikthyer të vijojë karrierën e tij sportive, në Zvicër, aty ku u rrit dhe afirmua si futbollist.

Mesfushori kuqezi ka nënshkruar sot me ekipin e Sionit, i cili drejtohet nga ish ndihmësi i De Biazit, në krye të Shqipërisë, Paolo Tramezzani.

Lenjani u afrua te Sion si lojtar i lirë, pasi prishi kontratën me francezët e Rennes, ekip ku hasi shumë probleme gjatë këtyre dy sezoneve, duek e kaluar  shumicën e kohës në tribunë.

Tani Lenjani do të kërkojë të rikthehet sërish në formën e tij më të mirë, ashtu si në kohët kur luante për St. Gallen. 

Top Channel