Marota: Kemi bërë ofertë për Keita

26/07/2017 00:00

Pas afrimit të Bernardeschit, Juventusi është në kërkim të një tjetër futbollisti, për repartin e sulmit.

Synimi i bardhezinjve është pikërisht sulmuesi i Lazios, Keita Balde, për të cilin, drejtuesit juventinë kanë bërë edhe ofertën e tyre zyrtare.

“Kemi bërë një ofertë zyrtare për Keita dhe tani çdo gjë është në dorë të Lotitto-s, ta pranojë ose jo”, u shpreh njeriu i merkatos te Juventus, Marotta.

Për Keita, Juventusi përballet edhe me konkurrencën e Interit, pasi vetë presidenti lacial preferon të shesë futbollistin pikërisht te zikaltrit.

Por, krahas Keita, Marotta pranoi se Juventus po monitoron edhe situatën për transferimin e sulmuesit anësor francez, Matuidi, duke e cilësuar si një hipotezë të mundëshme.

Top Channel