Verratti, tjetër “lufte” me PSG! Për ca para më shumë

26/07/2017 00:00

Marco Verratti duket se do të nisë një luftë të re me Paris Saint Germain. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për një çështje sportive, por për atë ekonomike. Klubi parizien solli nën kryeqytetin francez Dani Alves paga e të cilit është ndjeshëm më e lartë se ajo e Verratti-t gjë të cilën mesfushori italian nuk ka ndërmend ta pranojë.

Në një situatë të tillë, Verratti do të bëjë gjithçka ka në dorë që të marrë atë që ai pretendon se i takon përderisa Paris Saint Germain e konsideron si një element të rëndësishëm për skuadrën.

Marco Verratti përfiton 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që braziliani ka nënshkruar një kontratë me 14 milionë euro në sezon dhe për këtë arsye, italiani do të nisë të ushtrojë presion mbi drejtuesit e Paris Saint Germain që ata të rrisin pagën e tij.

Tani ajo që duhet parë është se çfarë do të bëjë futbollisti dhe agjenti i tij Mino Raiola në lidhje me këtë çështje ku nuk përjashtohet mundësia që ai të kërcënojë me largim nga skuadra.

Top Channel