Champions, Olimpiakosi i Hasit fiton në Beograd ndaj Partizanit

25/07/2017 00:00

Besnik Hasi zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare në stolin e skuadrës greke të Olimpiakosit, duke triumfuar 1-3 në Beograd ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Cahmpions League.

Skuadra e drejtuar nga trajneri shqiptar ishte dominuese në këtë transfertë, jo vetëm në kontrollin e topit, por edhe në golat e shënuar duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës së ardhshme të Champions League.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, por në 45 minutat e dyta, Olimpiakosi arriti të shënojë dy gola duke bërë që tashmë skuadra serbe ta ketë mjaft të vështirë, thuajse të pamundur ta kthejë rezultatin në ndeshjen e dytë në Athinë.

Top Channel