Bieber anulon turneun botëror

25/07/2017 00:00

Justin Bieber ka anuluar të gjithë turneun e tij botëror për shkak të rrethanave të pacaktuara, duke zhgënjyer mijëra fansa.

Superstari kanadez nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij për anulimin e koncerteve të mbetura. Ai thjesht është shprehur se kishte marrë këtë vendim pas një analize të kujdesshme.

Kjo do të thotë se këngëtari nuk do të japë 14 koncerte të planifikua në Azi dhe Amerikën veriore.

“Justin i do shumë fansat dhe urren që t’i zhgënjejë ata”, thuhej në një deklaratë në uebsajtin e këngëtarit. “Megjithatë pas një analize të kujdesshme, ai ka vendosur të mos performojë në koncertet e ardhshme. Ai falenderon fansat e tij për eksperiencën e mrekullueshme që ai ka përjetuar në këtë turne për 18 muaj rresht”.

Top Channel