Bayern mund Chelsea, debuton Morata, “rilind” Muller

25/07/2017 00:00

Pas pokerit që vuajti kundër Milanit dhe shtoi kritikat në drejtimit të Bayern-it të trajnerit Ancelotti, kampionët e Gjermanisë e ringritën kokën në turneun e kampionëve që përball më të fortët e Europës në miqësore.

Në një derbi italian në pankinë mes bavarezëve dhe Chelsea-t, triumfoi Ancelotti kundër Antonio Contes 3-2 në një 90 minutësh emocionues të zhvilluar në stadiumin kombëtar të Singaporit.

Të “plagosur” në krenarinë e tyre për nisjen e keqe të turit veror, gjermanët treguan se kishte vetëm një zot në fushë në fraksionin  e parë. Vetëm 6 minuta mbizotëroi ekuilibri pasi Rafinha shënoi në portën e Chelsea-t me një konkluzion që befasoi portierin. Londinezët vuajtën për të reaguar dhe Bayern shënoi dy herë të tjera me Muller, bavarezin e fundit në skuadër që është konsideruar thuajse aspak në sezonin e fundit.

Vetëm “shuplaka” e tretë arriti të zgjonte kampionët e Anglisë që ngushtuan diferencën me predhën e Markos Alonso para pushimit. Alvaro Morata debutoi me fanelën e bluve, por më i rrezikshëm se ai, ishte kolumbiani Hames Rodriguez te Bayern.

Edhe pse me një lojë në rritje, Chelsea ngushtoi distancën me një gol të lehtë të Batshuai, por nuk arriti dot të kompletonte përmbysjen. Tani si Bayern ashtu dhe Chelsea do të impenjohen ndaj Interit, në fillim gjermanët në 27 korrik dhe më pas ishullorët dy ditë më vonë.

Top Channel