Ronaldo: Dua të fitoj ende me Realin

25/07/2017 00:00

Cristiano Ronaldo ka vendosur të qëndrojë të Reali i Madridit. Në një intervstë për të përditshmen spanjolle “Marca”, sulmuesi portugez ka thyer heshtjen duke theksuar se synimi i tij është që të vazhdojë të fitojë tituj me Los Blancos.

Kohët  e fundit në Spanjë u bë një zhurmë e madhe pas artikujve të publikuar nga “A Bola” për largimin e mundshëm të 32-vjeçarit nga klubi madrilen, zhurmë që me kalimin e ditëve u fashit deri në qëndrimin përfundimtar të futbollistit.

“Fitimi i trofeve të rëndësishëm me Realin e Madridit sezonin e kaluar ishte diçka fantastike, ashtu sikurse edhe fitorja e trofeve indididualë. S’do të ishte keq që kjo të përsëritej edhe këtë vit”, deklaroi lojtari.

Ronaldo e di më mirë se askush tjetër se për t’ia dalë mbanë vijimin në rrugën e sukseseve nuk ka recetë tjetër përveçse punës dhe ai dëshiron të jetë i pari që shkon në Valdebebas dhe i fundit që largohet prej andej.

“Duhet një punë e madhe vit pas viti për të fituar trofe. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Futbolli është jeta ime, është pasioni im”, vijoi Ronaldo, që është kapiteni i tretë i Realit të Madridit-

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë finalen e Superkupës së Europës me Manchester United, por do të zbresë në fushën e lojës në Camp Nou me Barcelonën në sfidën e parë të Superkupës së Spanjës.

Top Channel