180 mln euro për Mbappe, sulmuesi drejt Realit

25/07/2017 00:00

Kylian Mbappe do të jetë futbollist i Realit të Madridit. Kjo është ajo që ka publikuar e përditshmuja spanjolle ‘Marca’, sipas së cilës klubi madrilen ka arritur marrëveshjen me Monacon për blerjen e sulmuesit 18-vjeçar.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, kampionët e Spanjës dhe të Europës kanë pranuar të derdhin në arkat e klubit nga principata 180 milionë euro.

Mësohet se nga këto 180 milionë euro, 160 milionë janë për kartonin, ndërsa 20 milionët e tjerë janë në formën e bonuseve që do të jenë të lidhur me objektivat skuadrës dhe paraqitjeve të lojtarit.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se Mbappe do të firmosë me madrilenët një kontratë 6-vjeçare me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Nëse gjithçka është e vërtetë, atëherë kalimi i Mbappe te Real Madrid do të bëhet transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit duke thyer rekordin e Pogba për të cilin Manchester United pagoi verën e kaluar 105 milionë Euro.

Top Channel