Xhepisti gjen vendin e gabuar për tu fshehur

25/07/2017 00:00

Ka zgjedhur vendin e gabuar për tu fshehur dhe arrestohet pikërisht brenda Pallatit të Drejtësisë.

Rreth orës 11.30 xhepisti i ka vjedhur çantën një zonje që sapo kishte dalë nga kisha e San Carlo Borromeo në Napoli, dhe arratiset, por duke marrë drejtimin e gabuar.

Viktima e vjedhjes e sheh që i riu ngjit murin e ndërtesës dhe hyn brenda Pallatit të Drejtësisë. Ajo lajmëroi menjëherë autoritetet të cilat nisën kërkimin për xhepistin.

Vetëm një orë më pas policia bie në gjurmët e 22-vjeçarit dhe e ndalon në një tunel paralel me tunelin e shërbimit. Krahas akuzës së vjedhjes ai akuzohet edhe për ‘dhunim të ndërtesave publike”.

Top Channel