Një letër për Chester dhe djajtë e tij

25/07/2017 00:00

Shokët e grupit Linkin Park kanë postuar fjalë zemre e dhimbje për Chester Bennington, pak ditë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të grupit të famshëm.

Ata e kujtojnë Chester për talentin e tij muzikor, dhe “djajtë që së fundmi e shtyn drejt vetëvrasjes.

Linkin Park ka postuar një letër të hapur për Chester ku falenderojnë fansat për dashurinë dhe mbështetjen dhe shkruajnë për këngëtarin…

“Ti preke shumë jetë, ndoshta më shumë se sa mendoje”, dhe duket sikur ata nuk kanë parë asnjë shenjë paralajmërimi para se Chester të vetëvritej. “Duke folur me ty për vitet që do vinin së bashku, entuziazmi jot ishte ngjitës”, vijon postimi.

Grupi i drejtohet dhe djajve të liderit. “Ju pa frikë i jeni shfaqu, dhe duke bërë këtë, ai na bashkoi dhe na mësoi të jemi më njerëzor”.

Top Channel