FSHF, “sprint” për UEFA-n

24/07/2017 00:00

Për t’i paraprirë inspektimeve të ardhshme nga qeveria e futbollit europian dhe për të përshpejtuar ritmin e punimeve në stadiumin më të madh të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, FSHF nuk e ka ulur ritmin as në muajt e verës.

Plani Për të ngritur sa më shpejt Arenën Kombëtare në zemër të Tiranës, po merr formë nga dita në ditë.

Parkingu nëntokësor duket se është drejt fundit ndërsa kanë nisur të ngrihen edhe tribunat e para që do të presin mijëra tifozë kuqezi në ndeshjet e kombëtares apo edhe në sfida të tjera ndërkombëtare.

Arena Kombëtare është zyrtarisht kandidate për të organizuar finalen e Superkupës së Europës në vitin 2018. Impianti modern që po ndërtohet në Tiranë dhe do të ketë 22 mijë vende, është mes stadiumeve në garë për zhvillimin e ndeshjes prestigjioze.

Ekzekutivi i UEFA-s, në Shtator do të japë vendimin përfundimtar rreth stadiumit që do të presë finalen e Superkupës së Europës në vitin 2019. Projekti në Tiranë pritet të përfundojë në qershorin e vitit të ardhshëm për të qenë gati për kombëtaren në eliminatoret e Europianit 2020.

Top Channel